Gjalpi i shtëpisë duhet të qëndrojë në ngrirje. Ja pse!

0
258

Nëse jeni dikush që pëlqen të gatuajë dhe të përdorë shumë gjalp (praktikisht një pjesë e mirë e familjeve shqiptare), atëherë duhet të vazhdoni të lexoni.

Kur bëhet fjalë për gatime si një tost i lyer me gjalp apo diçka e ngjashme, gjalpi mund të qëndrojë në temperaturë dhome.

Ndërkohë, ushqime si biskotat, apo ëmbëlsira të tjera që kërkojnë gjalp, duhet të gatuhen me gjalp vërtet të ftohtë.

Besojeni ose jo, mbajtja e gjalpit në frigorifer, mund të jetë arsyeja që do i bëjë gatimet tuaja më të mira.

Gjalpi mund të qëndrojë në ngrirje për mrekulli, pasi shija dhe tekstura e tij nuk ndryshojnë edhe pasi të jetë ngrirë.

Nga ana tjetër, gjalpi mund të mos jetë më aq i mirë për t’u përdorur nëse e mbani gjatë në frigorifer dhe s’e përdorni shpesh, por gjithsesi, ruajtja e tij në frigorifer, i rrit jetëgjatësinë.

Nëse shqetësoheni se duhet ta shkrini gjalpin e ngrirë për ta përdorur, ka disa arsye pse as ky nuk është një problem.

Kur gjalpi është i ngrirë, bëhet vërtet e lehtë për t’u gdhendur. Nëse nuk e doni të ngrirë, ai merr për pak minuta temperaturën e dhomës. Nëse ju duhet për një tost, ju mund ta grini atë në copëza mbi bukë dhe do të shihni që do të shkrihet shumë shpejt.

Leave a Reply