“Gatimet e Nanës” kthen traditën e vjetër të përgatitjes së ushqimeve tradicionale

0
854

Në rrugën “Rexhep Kabashi” në Bazhdarhane është hapur lokali me ushqime tradicionale, i cili i përgjigjet kërkesave të klientëve me shumë profesionalizëm, i vlerësuar si një nga dhjetë lokalet për t’u provuar në Prizren sipas adresës “Gatimet e Nanës”.

Emri i referohet ushqimeve tradicionale, të cilat kanë shijen sikur ushqimet që i përgatisin nënat nëpër shtëpitë tona.

Ushqimi është autentik, i shijshëm dhe i përballueshëm për çdo kuletë, ku përfshihen ushqime të ndryshme nga brumërat, gjella të ndryshme, fërgesa, flia, pite dhe shumë ushqime tjera.

“Gatimet e Nanës” rikthen shijen e gatimeve të nanës dhe vlerat tradicionale shqiptare përmes ushqimeve cilësore BIO për konsumatorët e shumtë.

Në këtë lokal mund të porositet me copë dhe tepsi, duke përfshirë:

  • Paqë me mish pule
  • Qorbë me patate, me mish pule dhe viqi
  • Gullash me mish viqi
  • Pasul me mish viqi të thatë
  • Lakra me mish të njomë
  • Sarma me fletë rrushi dhe fletë të lakrës
  • Dollma
  • Qepë të mbushura
  • Gjyveq
  • Oriz në tavë me mish viqi
  • Oriz në tavë me mish pule
  • Qofte shtëpie me qervish
  • Musakë
  • Speca me ajkë dhe gjizë
  • Suxhuk me vezë
  • Tarator
  • Djath
  • Turshi
  • Speca
  • Sos

Poashtu “Gatimet e Nanës” punojnë me prosi edhe për këto produkte:

  • Pite
  • Kollpite
  • Tavë me pulë dhe oriz
  • Krelanë
  • Flia
  • Bakllavë
  • Bakllavë me petë
  • Pogaqe me patate
  • Qahi
  • Kaqamak
  • Krofne
  • Kuleqë të mbushur
  • Mantija.

Për porosi mund të telefoni në këtë numër të telefonit: +383 49 75 40 57, poashtu në këtë numër mund të telefononi në Viber, WhatsApp, ose mund të shkoni direkt në lokal në rrugën “Rexhep Kabashi”, numër 39.

Për më shumë, klikoni në këtë link: https://www.instagram.com/gatimet_e_nanes_/, që të shikoni ushqimet e përgatitura me shumë delikatesë nga stafi i profesionalizuar i “Gatimet e Nanës”.

Leave a Reply