8 ide takimesh romantike dhe shoqërore

0
34

Për të thyer pak monotoninë ose rutinës e ditës, apo edhe thjesht për qejf, këtu keni 8 ide takimesh te të cilat mund të ftoni kë të dëshironi.

Një natë koktejesh të zbukuruar me kube akulli dhe lule
Ky takim është një “happy hour” i vërtetë. Për më tepër, pijet janë fiks për Instagram!

Energji fshati
Ju ndoshta nuk jetoni diku në periferi, në një vend të qetë me shtëpi prej druri vendosur në një livadh, por kjo nuk do të thotë që s’mund të shtireni sikur jetoni atje për një ditë.

Gjeni kopshtin ose parkun më të afërt dhe shfrytëzojeni më së miri. Edhe nëse s’keni mundësi për këtë, krijoni një pasdite të këndshme çaji në ballkonin ose verandën e shtëpisë.

Një fortesë prej jastëku
Për ta bërë mbrëmjen me filma pak më të veçantë, provoni të ndërtoni një shtëpizë të vogël, brenda shtëpisë suaj, shkruan anabel. Nëse keni fëmijë, ata do e adhurojnë.

Zgjidhni një lloj ushqimi që nuk e hani shpesh ose që nuk e keni provuar asnjëherë.
Për shembull: ushqim aziatik, indian etj.

Një takim në perëndim
Edhe nëse nuk keni një makinë, shkoni në një tarracë dhe shihni perëndimin nga larg.

Mësoni një kërcim së bashku
A nuk është ky takimi ideal për ty dhe shoqen tënde të ngushtë?

DIY
Kërkoni për DIY (Do It Yourself) në Pinterest dhe TikTok dhe zgjidhni diçka që ju pëlqen, si rinovimi i një bluze të vjetër apo krijimi i një dekori për shtëpinë.

Gatuani bashkë
Nëse s’dini si dhe çfarë, TikTok ka me qindra receta minimaliste që nuk kërkojnë shumë përvojë.

Leave a Reply