Einxhel zbulon publikisht çfarë po ndodh mes Argjirës dhe Gracianos

0
251

Einxhel Shkira, e ftuar në “Cherry on Top”, nuk u shpëtoi disa pyetjeve ngacmuese edhe për mikeshën e saj Argjirën, e cila këto ditë ka qenë shumë e përfolur në media sidomos pas deklaratës së Gracianos nga “BBVA 3”, ku ai vetë tha se janë në krizë.

Einxhel pranoi se Argjira shkon shpesh në Prishtinë për ta takuar dhe Bora nuk e la pa e ngacmuar: “Vjen se je ti? Apo se s’ka çfarë bën në Tiranë”, e pyeti ajo.

Einxhel e sqaroi edhe këtë pyetje duke thënë se ka 1 vit që është shpërngulur në Prishtinë. “Gjira ka 1 vit që vjen dhe sa herë ka ardhur, nuk ka ardhur vetëm”, deklaroi Einxhel, duke nënkuptuar se në dijeninë e saj si shoqe e ngushtë nuk ka një ndarje të çiftit.

Kujtojmë se ndër të tjera Graciano deklaroi:

“Jam zënë.

Me thënë të drejtën, mezi pres ndonjë gjë.

Ajo më ka thënë që të mos e përmend brenda.

Jam pak si në alarm dhe shpresoj që kur të dal të ftillohem.

Edhe ditën që e pyeta mamin, ajo më tha se kishte folur (me Argjirën), por situata ishte si e ftohtë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here