Paqe mes Kroacisë dhe Çekisë

0
354

Dueli mes Kroacisë dhe Çekisë, është mbyllur baras 1-1, takim ky i zhvilluar në kuadër të Grupit D në EURO 2020.

Përballja mes këtyre dy skuadrave, nuk ka prodhuar lojën çfarë pritej nga këto dy kombëtare.

Golin e parë të ndeshjes e realizoi Patrick Schcik i Çekisë në min e 37’ nga pika e bardhë e penaltisë, me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë, nisi më mirë për Kroacinë që barazoi rezultatin me golin e Ivan Perisic në min e 47’.

Deri në fund të ndeshjes të dyja skuadrat patën disa raste shënimi por nuk arritën ti shfrytëzojnë.

Kroacia ka vetëm një pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara në “Euro 2020”, ndërsa çekët kanë katër pikë dhe janë afër kualifikimit për në fazën tjetër.

Leave a Reply