Pacolli ironizon pas vendimit të BE-së për vizat në Bjellorusi, pyet Apostolovën e ambasadorin Heldt për Kosovën

0
450

Të mërkurën Parlamenti Evropian i ka dhënë dritën e gjelbër dy marrëveshjeve që do të lehtësojnë procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Bjellorusisë.Një vendim të tillë e kanë përkrahur 634 deputetë të Parlamentit Evropian, derisa 48 kanë votuar kundër dhe 4 kanë abstenuar të cilët kanë votuar përmes postës elektronike.Marrëveshjet e aprovuara nga Parlamenti Evropian do të shkojnë në Këshillin Evropian që pritet t’i ratifikojë ato derisa pritet të hyjnë në fuqi në korrik.

Ndaj një zhvillimi të tillë ka reaguar i irrituar ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se dëshiron të di se çfarë kanë për të thënë tani shefja e Zyrës së BE’së, Natalya Apostolova dhe ambasadori gjerman, Christian Heldt.

Ish-krye diplomati ka thënë se përgëzon BE’në për kurajën që ka gjetur për t’ia lehtësuar Bjellorusisë procesin e marrjes së liberalizimit të vizave dhe për t’i lënë qytetarët e Kosovës të vetmit të privuar nga lëvizja e lirë.“Përgëzime për Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare që kanë gjetur kurajën për të lëvizur përpara me lehtësimin e vizave për Bjellorusinë dhe që vazhdojnë të mbajnë Kosovën si vendin e vetëm të izoluar pa pasur mundësi të lëvizjes së lirë. Dëshiroj të shoh se çfarë Natalya Apostolova dhe Christian Heldt do të thonë tani”, ka shkruar Pacolli në twitter.

Republika e Kosovës ka plotësuar zyrtarisht të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Megjithatë çështja tashmë është në dorën e shteteve anëtare. Gjermania përkrah fuqishëm liberalizimin e vizave për Kosovën, derisa Franca dhe disa shtete tjera janë skeptike dhe kërkojnë përmirësim të performancës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Behgjet Pacolli@pacollibehgjet

Congratulations to European Union and its member states for finding the courage to move ahead with visa facilitation w/Belarus and continuing to keep Kosovo the only in Europe isolated and unable to travel free. I would like to see @ApostolovaEU & @GermanAmbKOS what they say now?

Leave a Reply