Haskuka e Vezgishi shërndajnë pajisje teknologjike për disa nxënës për përcjelljen e mësimit online

0
429

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, sot vizituan shkollat “Krushë e Vogël”, “Ardhmëria” dhe “Haziz Tola”, për t’i shpërndarë pajisjet teknologjike për nxënësit që kanë nevojë për përcjelljen e mësimit online nga shtëpitë e tyre, thuhet në njoftim përcjell 04 Online.

“Këto pajisje teknologjike Komuna i ka pranuar ditë më parë si donacion prej 50 tabletëve nga kompania “Ecolog”, si dhe 38 laptopëve nëpërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit që u dha donacion nga kompania “Elkos Group”.

Pajisjet po ndahen sipas kritereve tek ata nxënës të cilët janë me vendbanim në zonat rurale e kufitare, dhe duke u bazuar në numrin e fëmijëve në familje, rasteve sociale, suksesin e nxënësve dhe nivelin e shkollimit.

Me këtë rast, kryetari Haskuka theksoi se në bazë të kërkesës do të shikohet mundësia edhe për rritjen e numrit të pajisjeve, në mënyrë që çdo nxënës i komunës së Prizrenit të ketë kushtet e nevojshme për vijimin e mësimit nga distanca.

Kujtojmë se Komuna e Prizrenit nëpërmjet Drejtorisë Komunale të Arsimit ka filluar qysh nga ditët e para të mbylljes së shkollave praktikimin e mësimit në distancë, duke i mbajtur nxënësit aktivë edhe në periudhën kur ende nuk kishte filluar organizimi i mësimit në distancë nga Ministria e Arsimit”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply