Objektivi Katar 2022/ Suedia grumbullon Ibrën, rikthehet pas pesë muajsh

0
302
Foto: Arkiva

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer pas pesë muajsh në kombëtare. Suedia do të presë Republikën Çeke në Solna më 24 mars, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalet e fazës “play-off” të Botërorit Katar 2022.

Nëse fiton, kombëtarja vikinge do të sfidojë Poloninë pesë ditë më vonë në finalen e madhe për një biletë në Kupën e Botës. Trajneri i Suedisë, Janne Andersson ka publikuar listën e 25 lojtarëve të grumbulluar.

Mes tyre është edhe sulmuesi i Milanit, i cili veshi për herë të fundit fanellën e Suedisë në humbjen e nëntorit të kaluar kundër Spanjës, ndërkohë që golat e fundit me kombëtaren i ka shënuar në vitin 2015 (dopietë ndaj Danimarkës).

Ibra sapo ka lënë pas dëmtimin dhe në dy takimet e fundit kundër Napolit dhe Empolit u aktivizua për 8 minuta në total. Edhe pse gjendja e tij fizike nuk është optimale, Andersson beson shumë të klasi dhe eksperienca e 40-vjeçarit./SS

Leave a Reply