Sherr në Bruksel? Don Xhoni sqaron pamjet: Menaxheri më nxorri jashtë, s’donin të zihesha

0
352

Reperi i njohur nga Kosova, Don Xhoni (Xhonatan Isufi) ka sqaruar pamjet e publikuara një ditë më parë nga Brukseli ku shihej se ishte përfshirë në një konflikt fizik në një eveniment.

Në një postim në Instagram, reperi shkruan se nuk ka pasur asnjë sherr, thjesht menaxheri dhe organizatori i mbrëmjes e kanë nxjerrë nga evenimenti dhe e kanë çuar në dhomën ku rrinë artistët që të mos përfshihej në konfliktin që po zhvillohej në sallë. Sipas tij, gjithçka është bërë për të shmangur përfshirjen e këngëtarit në konfliktin që nuk kishte lidhje me të.

Reagimi i plotë:

Reagimi

Sqarim, sot në portale po qarkullon një video, ku e vërteta është se menaxheri Besart Muqolli dhe organizatori i mbrëmjes më kanë larguar në drejtim të dhomës së artistëve. Pasi unë kam tentuar t’i qetësoj disa pjesëtarë të stafit tim në një mosmarrëveshje që kishin dhe në atë rast më kanë larguar menaxheri dhe organizatori duke menduar se po hy edhe unë në atë mosmarrëveshje.

Në foto/video shihet menaxheri im (i rrumbullakosur në foto) së bashku me organizatorin që më largojnë në drejtim të dhomës që të mos përfshihem fare në atë rast. I kërkoj mediave që para se të bëjnë një titull për të tërhequr klikime, të verifikojnë lajmin sepse sikur ata që kanë familje, kam dhe unë. Edhe çdokush shqetësohet nga dezinformatat që nxjerrin. Respekt për organizatorin dhe menaxherin, Besartin.

Pamjet e publikuara dje, tregonin Don Xhonin që dukej në një moment teksa tentonte që të konfiktohej me dike e disa persona e mbajnë nga krahët dhe e nxjerrin jashtë.

Leave a Reply