Nuk shënon prej një viti e gjysmë me Argjentinën, Lautaro: Do t’u tregoj kritikëve se e kanë gabim

0
124

Që nga nëntori i vitit 2022, Lautaro Martinez nuk ka mundur më të shënojë për Argjentinën. Një paradoks për golashënuesin më të mirë të Serisë A. Sulmuesi i Interit përfundoi në qendër të kritikave për mungesën e gjatë të golit me përfaqësuesen. As ndeshja kundër El Salvadorit nuk ishte rasti i duhur për ta gjetur sërish rrjetën.

Lojtari i lindur në vitin 1996 u mbrojt nga Lionel Scaloni pas ndeshjes, më pas e preku vetë temën:

“Problemi mund të zgjidhet me qetësi. Mundohem të tregoj vetën në fushë. I lashë njerëzit flasin, nuk më intereson shumë mendimi i tyre, sepse në çdo seancë stërvitore i tregoj trajnerit se jam gjithmonë në dispozicion të ekipit për çdo gjë, duke filluar si titullar, si zëvendësues apo në tribunë”.

Më tej, Lautaro shton:

“Punoj shumë për ta veshur këtë fanellë, sepse është më e bukura. Më pëlqen të konkurroj, më pëlqen të jap më të mirën. Ndonjëherë goli nuk vjen, këtë herë u përpoqa shumë, por nuk munda. Do të vazhdoj të shpresoj që në ndeshjen e radhës të kem mundësinë të shënoj, të buzëqesh sërish dhe t’u dëshmoj të gjithë atyre njerëzve që flasin aq shumë për mua se e kanë gabim.”/SS

Leave a Reply