Nelson Hysa sfidon direkt Agit Kabayelin: “Mos u frikëso, eja të përballemi”

0
26

Nelson Hysa ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare në Londër, duke mposhtur me nokaut teknik norvegjezin Thomas Narmo në raundin e dytë.

Boksieri shqiptar e rrëzoi Narmon me një goditje të fuqishme me të djathtën, duke detyruar gjyqtarin ta ndërpresë menjëherë përballjen.

Por, pas fitores, Hysa nuk u ndal me kaq, ai iu afrua Agit Kabayelit jashtë ringut dhe e sfidoi drejtpërdrejt për një përballje mes tyre.

Tashmë mbetet të shihet nëse kjo sfidë do të kthehet në një duel të vërtetë në ring.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here