Justus Kelley, 31-vjeçare nga Virginia, është kurorëzuar “Miss SHBA 2026” në ceremoninë e mbajtur më 27 gusht në Miami.
Fitorja e saj konsiderohet historike, pasi Kelley është gruaja e parë e martuar dhe njëkohësisht nëna e parë që fiton titullin “Miss SHBA”.
Kjo u bë e mundur pas ndryshimit të rregullave të konkursit në vitin 2023, kur u hoq kufiri i moshës dhe u lejua pjesëmarrja e grave të martuara dhe nënave.
Kelley, e cila përfaqësoi Virginian, mori kurorën nga fituesja e vitit të kaluar, Audrey Eckert.
Në pesëshen e parë u renditën gjithashtu Alayzia Christopher nga Utah, Madeline Erickson nga Iowa dhe Elizabeth Voight nga Pennsylvania.
Fituesja e këtij viti do të marrë një paketë çmimesh me vlerë mbi 685 mijë dollarë. Ajo përfshin një pagë prej 150 mijë dollarësh, një veturë Range Rover, banim luksoz për një vit në Miami, garderobë për “Miss Universe” me vlerë 30 mijë dollarë dhe përfitime të tjera.
Kurorëzimi i Kelley vjen pas një periudhe me ndryshime dhe debate brenda organizatës “Miss SHBA”, e cila së fundmi ka pasur edhe ndryshime në drejtim. Thom Brodeur është emëruar kryetar, president dhe CEO, duke zëvendësuar Laylah Rose.















































