Sot deri në 35°C

0
49

E diela pritet të sjellë mot kryesisht me diell gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa gjatë pasdites do të ketë shtim të vranësirave.

Në orët e mbrëmjes priten rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara lokalisht me vetëtima dhe bubullima.

Pluhuri saharian do të dobësohet gradualisht, por në zonat ku do të ketë reshje, shiu mund të përzihet me baltë, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi 10–30 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 16 deri në 19°C, ndërsa maksimalet nga 32 deri në 35°C./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here