Si t’i mbani flokët delikatë më të fortë dhe të shëndetshëm?

0
27

Nëse edhe ju keni flokë të hollë e delikatë, të cilët këputen me lehtësi, e dini mirë se për t’u kujdesur për to është shumë e vështirë.

Këtë përkujdesje na e vështirësojnë akoma më shumë majat e dyfishta, të cilat i bëjnë flokët edhe më të pabindur.

Majat e dyfishta shkaktohen nga dobësimi i keratinës dhe çojnë në ndarjen e flokut në dy pjesë, duke formuar në këtë mënyrë një problem joestetik. Fillimisht, është shumë i rëndësishëm parukieri: çdo dy muaj duhet të shkoni për të eliminuar majat e dyfishta dhe, në këtë mënyrë, mund t’i mbani flokët të shëndetshëm.

Në shtëpi, përpara se të bëni shampon, bëni disa trajtime speciale të përgatitura në shtëpi për majat e dyfishta. Në këtë mënyrë, do ta bëni flokun më të fortë.

Aplikoni gjithmonë balsamin, në mënyrë që flokët të krihen më lehtë dhe, si pasojë, të mos këputen. Kujdes të veçantë kushtojini tharëses së flokëve: ajri i nxehtë është një ndër armiqtë kryesorë të flokëve tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here