Zyrtare: Kristjan Asllani largohet nga Interi, huazohet te Al Jazira

0
25

Kristjan Asllani ka mbyllur përkohësisht aventurën te Interi, pasi klubi italian ka zyrtarizuar huazimin e mesfushorit shqiptar te Al Jazira Club në Emiratet e Bashkuara Arabe.

24-vjeçari iu bashkua Interit në vitin 2022 nga Empoli, në një transferim me vlerë totale prej 15.7 milionë eurosh, por nuk arriti të sigurojë një vend të rregullt në formacion.

Gjatë sezonit të kaluar, Asllani u huazua fillimisht te Torino dhe më pas te Besiktasi, ndërsa tani do të vazhdojë karrierën në UAE Pro League, shkruan 04 Online.

Huazimi te Al Jazira raportohet se nuk përfshin opsion blerjeje, ndërsa kontrata e Asllanit me Interin është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

Mesfushori shqiptar ka zhvilluar 99 paraqitje me Interin, duke shënuar katër gola dhe dhuruar pesë asistime./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here