50 mln € gati, United gjen mbrojtësin e dëshiruar te Juventusi

0
138

Një qendërmbrojtës është një nga objektivat kryesorë të Manchester United për sezonin e ardhshëm. Prapavija ka shfaqur probleme këtë edicion, me skuadrën e Erik ten Hag që ka pësuar 39 gola në 28 javë kampionat.

I preferuari i “Djajve të Kuq” është Bremer, pjesë e Juventusit në Serie A. Qendërmbrojtësi brazilian ka një klauzolë shitjeje 50 milionë euro.

Shumë që United ka vendosur ta paguajë sipas raportimeve që vijnë nga ishulli. 27-vjeçari është pjesë e Juves prej verës së vitit 2022.

Kur u ble nga Torino për 44 mln euro. Bremer debutoi me kombëtaren e Brazilit në shtatorin e vitit 2022. Deri tani ka veshur tri herë fanellën Seleçao./SS

Leave a Reply