Havertz paralajmëron rivalët: Arsenali synon t’i fitojë të gjithë trofetë

0
34

Kai Havertz ka paralajmëruar rivalët e Arsenalit se kampionët në fuqi të Premierligës synojnë të luftojnë për çdo trofe gjatë këtij sezoni.

Pas fitimit të titullit të parë në kampionatin anglez pas 22 vjetësh, sulmuesi gjerman beson se skuadra e Mikel Artetës zotëron cilësinë dhe thellësinë e nevojshme për të garuar në të gjitha frontet.

“Kur e shijon fitimin e një titulli, dëshiron ta përsëritësh. Kemi një skuadër që mund të garojë për çdo trofe. Vitin e kaluar fituam vetëm një, ndërsa këtë vit ka shumë më tepër dhe duam t’i fitojmë të gjitha”, deklaroi Havertz për “Sky Sports”.

Arsenali e ka nisur mirë sezonin e ri, duke mposhtur Manchester Cityn në Community Shield dhe Coventry Cityn me rezultat 3-0 në ndeshjen hapëse të Premierligës.

Havertz kërkoi, megjithatë, që skuadra të ruajë përqendrimin, pasi përpara e presin sfidat në Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe Carabao Cup.

Gjermani e ka nisur sezonin me gola në dy ndeshjet e para, duke dëshmuar rëndësinë e tij në repartin ofensiv të “Topçinjve”. Ai iu bashkua Arsenalit nga Chelsea në vitin 2023 për 65 milionë funte dhe deri tani ka regjistruar 38 gola e 18 asistime në 113 paraqitje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here