“Nuk kam me ta eduku fëmijën nga Instagrami, hiqja telefonin e merru me të”, Dafina jep mesazhin për ndjekësit

0
501

Dafina Zeqiri ka zgjedhur t’u japë një përgjigje të gjithë atyre që e kritikojnë për sjelljen dhe e quajnë një model të gabuar për t’u ndjekur.

Duket se keto komente vijnë zakonisht nga prindërit, të cilët i tremben asaj që fëmijët e tyre mund të mësojnë nga rrjetet sociale, ndaj Dafina u është adresuar atyre me një postim.

“Rrjetet sociale mund të bëhen shumë toksike ndonjëherë! Njerëzit bëhen toksik, për shkak të “rrjeteve sociale! A nuk duhet që fëmijët tuaj të jenë jashtë duke luajtur dhe socializuar me fëmijët e tjerë? Apo kur planifikon që të bësh një i thua vetes ‘Dafina ka me ma rrit/me ma eduku fëmijën përmes Instagramit’. Në vend që t’ja mbyllësh gojën fëmijës me telefon, kape! Merru me të! Edukoje! Mësoje çfarë është e mira çfarë e keqja, sidomos si të sillet me një femër! Pikë!”, shkruan Dafina në postimin e saj në Instagram.”

Leave a Reply