Antigona Berisha – Bytyqi kandidate për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e PDK-së

0
591

Edhe në këto zgjedhje, Antigona Berisha – Bytyqi do të kërkoj besimin e qytetarëve për një vend në Kuvendin e Prizrenit.

Berisha – Bytyqi ishte pjesë e këtij mandati në kuadër të PDK-së, ndërsa synon që të jetë zëri i qytetarëve edhe për një mandat tjetër.

Njoftimi i plotë:

Të dashur familjarë, të nderuar banorë të Hoçës së Qytetit, qytetarë të Komunës së Prizrenit, miq e dashamirë,
Nga kryesia e PDK-së- dega ne Prizren dhe nëndega – Hoçë e Qytetit jam propozuar që të jem përsëri kandidate për anëtare në Kuvend Komunal në zgjedhjet e 17 tetorit 2021.
I falenderoj shumë për vlerësimin dhe besimin që më dhanë për mandatin e dytë!
Para se të kërkoj nga ju mbështetje dhe përkrahje, që të dal përsëri fituese në garë dua t’ju falënderoj të gjithëve, ju të cilët më përkrahët me votë në zgjedhjet e 2017-tës dhe falë jush isha kandidatja më e votuar në qytetin e Prizrenit, jo vetëm brenda PDK-së por duke përfshirë të gjitha subjektet politike!
Në listën e kandidatëve numri im është nr.3
Na duhet mbështetja juaj sepse na pret punë e madhe dhe përkushtim me kryetarin Shaqir Totaj.
Uroj zgjedhje korrekte, të lira e demokratike!
Na priftë e mbara!
Me respekt, Antigona Bytyqi

Leave a Reply