Njeri apo ari, kjo është video që ngjalli kaq shumë dyshime tek vizitorët. Po ju si mendoni?

0
524

Në kopshte zoologjike na ka ndodhur të shohim kafshë të cilët na befasojnë me lëvizjet dhe sjelljet e tyre saqë ndonjëherë dyshojmë nëse vërtetë një kafshë apo ndonjë njeri fshihet pas gëzofit të tij.

Kjo ka ndodhur edhe në kopshtin zoologjik në Hangzhou, Kinë ku pamjet e një ariu të gjendur aty u bënë virale në kohë rekord në internet për shkak të qëndrimit të tij më shumë njerëzor.

Ariu i vogël Anxhela, me gëzof të zi qëndronte vetëm me dy këmbët e pasme, përpara vizitorëve që ndodheshin aty për ta parë, në një formë sikur i përshëndeste dhe duke imituar gjestet e një njeriu. Kjo i ka çuditur të gjithë dhe ka qenë e vështirë të besohet se ai ka qenë thjesht një ari.

Shpejt, njerëzit filluan të dilnin me teori se ariu Anxhela mund të mos jetë në të vërtetë një ari, por një njeri i maskuar.

Por kopshti zoologjik e zgjidhi shpejt këtë konfuzion edhe pse sërish jo të gjithë u bindën.

Menjëherë pasi video u bë virale, drejtuesit e kopshtit zoologjik erdhën me sqarime. Ata shpjeguan se edhe nëse dikush do të vishte një kostum ariu, ata nuk do të qëndronin gjatë në vapën e verës. Por edhe kështu, disa njerëz ende nuk mund të besojnë se sjellja e Anxhelës është normale për një ari. Dhe kjo ka bërë që më shumë vizitorë se zakonisht të shkojnë në kopshtin zoologjik Hangzhou për të parë personalisht kafshën.

Leave a Reply