Në rrethana të panjohura digjet një shtëpi në Studençan

0
383

Të shtunën rreth orës 12:00 në fshatin Studençan të Suharekës, një shtëpi është kapluar nga zjarri.

SuharekaOnline ka siguruar pamjet ku shihet shtëpia duke u djegur gjersa në vendin e ngjarjes gjenden edhe zjarrfikësit.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij.

Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Leave a Reply