Boshnjaku shpëton vogëlushin nga mbytja në Ulqin, thotë se “me gjasë ishte nga Kosova”

0
402

Falë reagimit të shpejtë të Anes Haliloviqit nga Gorazhda, Bosnjë dhe Hercegovinë, është parandaluar një tragjedi në Plazhin e Madh të Ulqinit.Diçka e tillë është bërë e ditur nga vet Anes, përmes rrjetit social Facebook.“E vërejta djalin, në shikim të parë dukej se po mbytej, por gjithashtu mendova se po më bënte shaka. I ktheva shpinën për një moment, por e pashë që përpiqej të më thoshte diçka”, shkroi Haliloviq.

Pas kësaj ka bërë të ditur se është kthyer dhe kishte vërejtur se vogëlushi kishte filluar të “pinte ujë” dhe se koka e tij po fundosej nën ujë, shkruan Avaz.ba.“Shkova me shpejtësi tek ai, e nxora jashtë dhe e çova deri në breg, te familja e tij. Falë Zotit që qëllova aty”, ka thënë ndër tjerash Haliloviq.“Më duket se është nga Kosova. Ai nuk e ka idenë se çfarë e pyeta, as nuk e kuptova… Kujdesuni për fëmijët tuaj”, përfundoi Haliloviq.

Leave a Reply