Ndryshon ngjyra e ujit në “qytetin e profetëve” pas tërmetit

0
432

Ka ndryshuar ngjyra e ujit të liqenit historik Balikligol në Sanliurfa, i njohur si “akuariumi më i madh natyror” në botë, pasi është ndikuar nga tërmetet në Kahramanmaras e të cilat janë përshkruar si katastrofa e shekullit.

Ngjyra e qartë e Balikligolit në vendin historik i cili thuhet të ketë qenë vendi ku ishte lindur dhe ishte hedhur në zjarr Profeti Abraham, ka ndryshuar për shkak të tërmeteve, raportoi CNNTurk.

Ky është një nga vendet më të rëndësishme për turistët fetarë islam, të krishterë dhe hebre. Sanliurfa është quajtur edhe “qyteti i profetëve” për shkak të historive që janë përhapur ndër popuj për disa profetë që kanë jetuar aty.

Drejtori i Fondacionit për Mbrojtjen e Balikligolit, Siracettin Ilhan, ka thënë se po përballen me katastrofë historike, raportoi Sabah. 

“Uji është i turbullt për shkak se ujërat nëntokësore janë shumë aktivë për shkak të tërmeteve. Peshqit tanë janë më rezistent ndaj kësaj gjendjeje sepse janë krap. Nuk kanë problem”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se është hera e parë që e shohin ujin në këtë gjendje.

“Shpresojmë se do të shohim ditët kur të jetë ashtu siç ka qenë më parë. Kjo është hera e parë që e shohim në këtë ngjyrë”, ka thënë Ilhan./Koha

Image
Kështu dukej lumi para tërmetit

Leave a Reply