Ndërmarrja Kopshtare “Bredhi” një histori suksesi në Suharekë e në tërë Kosovën

0
1076

Nga viti në vit lulet dhe bimët dekorative janë duke luajtur rol shumë të rëndësishëm në jetën e njeriut.

Edhe në Kosovë rriten dhjetëra e qindra lloje të pemëve frutore e lule të ndryshme zbukuruese. Vlerat dekorative të pemëve e luleve i kanë dhënë një dimension të ri mjedisit në vendin tonë, dhe ky sektor shihet si më i përhapuri aktualisht.

E si rrjedhojë, në Komunën e Suharekës është një ndërmarrje e cila po tregohet shumë e suksesshme në këtë drejtim, duke u bërë më e kërkuara në komunën ku ajo e ka selinë qëndrore (më saktësisht në magjistralen Suharekë – Prizren), dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për Ndërmarrjen Kopshtare “Bredhi”, e cila në disa hektar prodhon të gjitha llojet e pemëve frutore, duke filluar nga shumë lloje të mollave, dardhave, qershive, kumbullave e shumë e shumë lloje tjera të kërkuara në tregun vendor dhe atë ndërkombëtarë.

Përveç kësaj, ndërmarrja kopshtare nga Suhareka bënë prodhimin dhe shitjen edhe të të gjitha llojeve të luleve, të cilat mbillen e mirëmbahen në mënyrë profesionale nga punëtorë e ekspertë të angazhuar.

Jo vetëm kaq, Ndërmarrja Kopshtare “Bredhi” me ekipet e saj profesionale bënë edhe projektimin dhe punimin e sistemit të ujitjes SMART, projekton, monton dhe jep garancione disa vjeçare për punët e kryera. Që kopshti juaj të jetë me shije, atë u’a mundëson ndërmarrja kopshtare nga Suhareka, “Bredhi”.

Për tu bindur me punët dhe sukseset e kësaj ndërmarrje, ju mund ta vizitoni direkt në pikën kryesore prodhuese e cila gjendet në kilometrin e katërt në magjistralen Suharekë – Prizren, apo duke kontaktuar në këtë numër të telefonit: 044 323 310./04 Online

Leave a Reply