Ndaloni gjuhën urrejtëse në rrjetet sociale

0
650

Në një emision live që e mban çdo natë, Kemajl Rysha, një njeri i respektuar i Prizrenit, unë propozova temën ”A po i përçan politika shoktë, familjarët dhe kolegët ndërmjet veti” u bë temë interesante dhe u diskutua shumë.

Unë në një telefonat live me Kemën prononcova këtë mendim që dua ta ndaj me ju.

”Fatkeqësisht, rinia jonë dhe shoqëria në përgjithësi po ushqehet me urrejtje dhe linqime ndaj njëri tjetrit. Shoku po prishet me shokun, kolegu me kolegun e besa edhe familjarët mes vete. I madh e i vogël po mirren me politikë, e mësë shumti rina jonë që fatkeqësisht janë ka ushqehen me urrejtje të panevojshme ndaj njeri-tjetrit.

Politkanët vijnë e shkojnë, por shoqëria dhe dashuria ndaj njeri tjetrit mbetët gjithmonë. Të gjithë kemi bindje tona politike ashtu siq i kam unë dhe çdo i ri tjetër në Kosovë dhe këtu asgjë të keqe nuk ka. E keqja kalon atëherë kur këto bindje politike i përdorim në mënyrë të gabuar dhe mundohemi të jemi imponues te tjetri madje edhe duke mos zgjedhur gjuhë të komunikimit.

Më dhimbsen më shumë të rinjtë, sepse vet dikur kam kaluar në shumë procese diskriminuese e linquese, sidomos gjatë viteve 2014-2016 dhe e kuptoj se sa e rëndë është për një të ri të dikriminohesh vetëm pse nuk mendon si ata ose vetëm pse nuk je i rreshtuar me ata. (‘’ata’’ është fjala për partinë që udhëheqte Prizrenin në atë kohë).

Tani, në këtë kohë pandemia armikun kryesor e kemi virusin COVID19 e jo njëri-tjetrin. Tani duhet që secili prej nesh të gjej forma të ndryshme dhe të kontribuj sado pak në luftimin kundër virusit COVID19, e jo ti kontribuj frymës së urrejtjes dhe përçarjes ndër-shoqërore.

Unë kam miq të çmuar nga të gjitha partitë politike dhe nuk e kam plan të prish raportet e mija shoqërore me asnjë prej tyre vetëm pse ata kan mendime ndryshe, natyrisht gjithmonë flas për mendimin ndryshe politik por jo edhe atë imponues dhe urrejtës.

Në fund ndër tjera te emisioni i Kemajlit thash që poashtu ata të rinjë të cilët janë pjese e strukturave politike, i kuptoj plotësisht që me fanatizëm i mbrojnë liderët dhe partitë e tyre, sepse s’do të kishte kuptim pastaj antarësia e tyre në politik, por asnjëher kam thënë që nuk i aryetoj dhe nuk i mbroj të gjithë ata pa dallim se në cilën parti janë, kur fillojnë të bëhën linques, përçarës dhe urrejtës ndaj njëri-tjetrit.”

#NdalGjuhënUrrejtëseNëRrjetetSociale
#StopHateSpeachOnSocialNetworls

Shkruan: Besart OSMANI

Leave a Reply