Napoli në sulm frontal për Kepa Arrizabalagan. Portieri bask i ka dhënë fjalën klubit italian e tashmë duhet të arrihet marrëveshja me Chelsea-n për transferimin e tij në Itali.
Ish-“gardiani” i Athletic Bilbaos, i cili iu bashkua Chelsea-t në vitin 2018 për 80 milionë euro, do të arrijë në Campania në huazim, me londinezët që do t’i paguajnë pjesën më të madhe (3/4) të pagës së tij që shkon 9 milionë euro neto në sezon.
Po punohet për të përcaktuar detajet përfundimtare dhe bonuset, por negociatat janë në në rrugë të mbarë dhe se shpejti pritet të dalë “tymi i bardhë”.
Portieri spanjoll, ka humbur vendin e titullarit te Chelsea, pasi ia ka rrëmbyer Edouard Mendy, i zgjedhur si numri 1 nga trajneri Tuchel sezonin e kaluar. Për këtë arsye është gati t’i bashkohet Napolit me idenë për të luajtur në vazhdimësi dhe për të fituar ftesën nga kombëtarja spanjolle për Botërorin “Katar 2022”./SS