Trajneri i Irlandës paralajmëron Kosovën: Veçon Muriqin

0
26

Kombëtarja e Irlandës ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes ndaj Kosovës, e cila zhvillohet nesër në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përzgjedhësi Heimir Hallgrimson ka veçuar kapitenin e Kosovës, Vedat Muriqin, duke vlerësuar edhe cilësinë e futbollistëve të tjerë dardanë.

“Vedat Muriqi ka shënuar 32 gola në 68 ndeshje dhe ka shtatë gola në 10 paraqitje për Fenerbahçen deri më tani këtë sezon. Por ka edhe lojtarë tjerë që kërkojnë vëmendje, pasi janë lojtarë cilësorë”, deklaroi Hallgrimson.

Kosova dhe Irlanda përballen nesër nga ora 20:45, në kuadër të Ligës D të Ligës së Kombeve./04 Online/