Maskë me kungull për lëkurë të irrituar dhe të djegur nga dielli

0
19

Ju kujtohet byreku me kungull? Atëherë ruani pak nga ajo masa e imët, e kungullit të cilin e përdorni për të përgatitur byrekun, për të ledhatuar pak, si dhe për të kuruar lëkuren e fytyrës tuaj me një përbërës magjik. Ky trajtim ju sugjerohet nga autorja e librit Erika Katz, “Bonding over Beauty”.

Përbërësit:

½ lëng mjalti

¼ krem tretës

Kungull i bërë pure

Përgatitja;

Në një tas hidhni dy lugë kungull, të bërë në formë pureje, së bashku me ½ lëng mjalti, dhe ¼ krem tretës. Përzieni të gjithë përbërësit së bashku deri sa të krijohet një pastë e trashë, pastaj vendoseni në fytyrë të cilen e keni larë dhe pastruar më parë. E lini masken të qëndrojë mbi fytyrë 10 minuta dhe pastaj shperlani fytyren me ujë të vakët. Vitamina A e cila ndodhet në kungull, ka efekt rigjenerues sepse ndihmon në qarkullimin e gjakut në kapilar, të cilët kur bllokohen krijojnë skuqjen dhe irritimin e lëkurës.