Lamine Yamal po zhvillon një nisje të jashtëzakonshme të sezonit 2026/27, duke u bërë lojtari me më së shumti minuta te Barcelona pas tetë ndeshjeve të para.
19-vjeçari ka grumbulluar 671 minuta, 55 më shumë se kapiteni Raphinha, i cili ka luajtur 626 minuta. Yamal ka shënuar gjithashtu tetë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në të gjitha garat.
Ylli spanjoll ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Barcelonës këtë sezon dhe i ka përfunduar të plota gjashtë prej tyre. Në dy takimet e tjera, ndaj Elches dhe Levantes, ai u zëvendësua gjatë pjesës së dytë.
Shifrat tregojnë rëndësinë që Yamal ka fituar në skuadrën e Hansi Flickut, i cili vazhdon t’i besojë 19-vjeçarit si një nga lojtarët kryesorë të Barcelonës./04 Online/














































