Protesta “Jo në emrin tim” do të vazhdojë sonte në Prishtinë, duke hyrë në ditën e tetë të organizimit, ndërsa pjesë e programit të mbrëmjes do të jetë edhe këngëtari Ylli Limani.
Protesta “Jo në emrin tim” do të vazhdojë sonte në Prishtinë, duke hyrë në ditën e tetë të organizimit, ndërsa pjesë e programit të mbrëmjes do të jetë edhe këngëtari Ylli Limani.
Protesta mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.
Përveç performancës së Ylli Limanit, gjatë protestës pritet të ketë edhe fjalime nga figura të ndryshme.
Para protestuesve do të flasin këngëtarja Leonora Jakupi, si edhe gazetari dhe veterani i luftës çlirimtare, Resul Sinani.
Në program janë përfshirë edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, studentet Aolta Bajrami dhe Alma Ramaj, si dhe aktivisti Arianit Elshani.
Protesta është organizuar në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Organizatorët kanë vazhduar me protestat për të shprehur qëndrimin e tyre lidhur me vendimin dhe zhvillimet rreth procesit gjyqësor në Hagë.















































