Klopp vendos rregulla të rrepta te Gjermania, ndalon edhe përdorimin e telefonave

0
30

Jurgen Klopp ka nisur të vendosë rregullat e tij të para si përzgjedhës i Gjermanisë, me synimin për të krijuar një kulturë të re brenda kombëtares.

59-vjeçari raportohet se ka vendosur disa rregulla të reja që lidhen me disiplinën, unitetin dhe përqendrimin e futbollistëve.

Një prej ndryshimeve të para ka të bëjë me orarin e darkës në hotel. Në kohën e Julian Nagelsmann, lojtarët kishin më shumë fleksibilitet dhe mund të shkonin për darkë në intervalin 19:00-20:00. Klopp e ka hequr këtë praktikë, duke kërkuar që i gjithë ekipi të jetë i ulur dhe gati për të ngrënë në orarin e përcaktuar.

Sipas “BILD”, Klopp ka vendosur gjithashtu kufizime për përdorimin e telefonave gjatë përgatitjeve për ndeshje. Lojtarëve u ndalohet përdorimi i celularëve gjatë aktivizimit në ditën e ndeshjes, përfshirë kohën në palestër dhe në tavolinën e trajtimit.

Trajneri gjerman raportohet se dëshiron të eliminojë shpërqendrimet dhe të rrisë komunikimin mes lojtarëve dhe stafit. Këto momente të përgatitjes, sipas qasjes së Kloppit, duhet të shërbejnë edhe për forcimin e frymës së ekipit në kombëtare.