Mustafi riniset nga Spanja, firmos me Levanten!

0
286

Shkodran Mustafi rikthehet në kampionatin spanjoll.

Mbrojtësi me origjinë shqiptare, ishte një lojtar i lirë pa skuadër pas aventurës së shkurtër me Schalke 04 dhe mund të firmoste me çdo ekip edhe pas mbylljes së merkatos.

Pas shumë kërkimesh dhe bisedimesh, 29-vjeçari ka zgjedhur Levanten për të rinisur aventurën e tij duke u rikthyer pas 5 vjetësh në Spanjë ku u aktivizua 2 sezone me Valencian. Akordi i mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi me klubin nga Valencia është për 2 sezone deri në vitin 2023./SS

Leave a Reply