Mimoza Kusari shkruan për masakrën në qytetin e ShBA-së, ku kishte jetuar në vitin 1999

0
329

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila është shprehur e pikëlluar për ngjarjen e djeshme në Kolorado të ShBA-së ku një sulmues ka vrarë 10 persona mes tyre edhe një polic, raporton Gazeta Express.

 Deputetja ka shkruar se qyteti ku ka ndodhur vrasja në masë ka qenë qytet i qetë dhe mikpritës kur ajo kishte jetuar aty në vitin 1999.

“U zgjova këtë mëngjes me zemrën e thyer pasi një tjetër vrasje në masë ndodhi dje në SHBA. 10 njerëz humbën jetërat e tyre në një dyqan ushqimesh në Boulder, Kolorado. Ky qytet i bukur dhe i qetë afër maleve shkëmbore ishte shtëpia ime në vitin 1999 dhe ishte një nga vendet më të sigurta në ShBA. Njerëzit janë të dashur, të hapur dhe studentët që kanë ardhur në Universitetin e Kolorados janë shpirti i qytetit, shumë nga ta qëndrojnë për të jetuar pas studimeve. Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat dhe të plagosurit dhe lutem që të mos ketë më vrasje në masë në ShBA”, ka shkruar ajo.

Dhjetë persona, përfshirë një oficer policie, janë vrarë të hënën pasi një person hapi zjarr në një supermarket në Kolorado, duke shkaktuar tronditje të madhe në pjesën tjetër të popullsisë.

Një person ndodhet në ambientet e paraburgimit, ndërsa nuk dihet ende nëse ai është autori i vërtetë i krimit.
“Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të arritur në gjurmët e autorit”, u shpreh shefi i policisë Maris Herold./Express/

Leave a Reply