Pranver Asllani kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e AAK-së

0
674

Pranver Asllani është kandidat për Asamblenë Komunale në Prizren nga radhët e AAK-së.

Asllani ka thënë se do të jetë zëri i qytetarëve të Prizrenit në Asamblenë Komunale.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq, shokë e dashamir anë e mbanë, të nderuar bashkëvendas të fshatit Zhur.
Nga sot dhe zyrtarisht po e shpall kandidaturen time për Asamblenë Komunale të Prizrenit nga radhët e AAK-së.
E pashë të domosdoshme që për shumë arsye të e sfidoj veten në ketë drejtim, për të qenë zë i fuqishëm i juaji në Kuvendin Komunal, duke kontribuar maksimalisht për arritjen e kryerjes së nevojave që kanë të gjithë qytetarët pa asnjë dallim.
Parimisht në jetë nuk jam thyer asnjëherë, dhe nuk do thyhem për asnjë interes të caktuar, por do jem pranë të gjithëve si para marrjes së përgjegjësisë, ashtu edhe pas marrjes së përgjegjësisë.
Me pak fjalë e më shumë vepra, kërkoj besimin tuaj që kërkesat e juaja të konkretizohen me punë.
Falemnderit shumë për besimin e dhënë kryetar i degës Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës Z. Lulzim Kabashi si dhe anëtari i kryesisë Ilir Baldedaj njëherit edhe Kuvendarë i Kuvendit të Prizrenit zëri i fuqishëm.
Sinqerisht i juaji. Na priftë e mbara!

Leave a Reply