Mëngjes i ftohtë, gjatë ditës kryesisht me diell

0
136

Për të enjtën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten edhe kushte për mjegull apo vransira të ulëta. Ditën do të ketë zhvillime të vransirave të pakta lokale.

Mëngjesi i ftohtë, me temperatura minimale ndërmjet 2C e 6C. Maksimalet shkojnë deri në 13C e 14C. Do të dominojnë qetësitë, por se gjatë ditës mund të fryjë e lehtë nga jugu 1-3m/s, njofton Prishtina Weather.

Kushte për të reshura shiu parashihen edhe për ditën e premtë dhe të shtunë. Të shtunën pasdite priten edhe intervale me diell, derisa më të gjata pritet të jenë ditën e diel. Ditën e hënë sërish mundësi për të reshura shiu.

Temperaturat maksimale deri në 12C e 14C edhe në fundjavë.

Leave a Reply