Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren më 9-10 Nëntor 2023 zhvillon punimet Konferenca II Shkencore Ndërkombëtare “BRIDGE2023”.
Në këtë konferencë do të prezantohen 157 punime nga 285 autorë, nga vendi, rajoni dhe më gjerë. Në mesin e folësve kryesor janë profesorë eminent nga SHBA, Gjermania, Suedia, Polonia, Turqia dhe Shqipëria.
Hapja e punimeve të Konferencës “BRIDGE2023”: Datë: 9.11.2023, Koha: 10:00, Vendi: Amfiteatri i Madh
Konferenca bashkëorganizohet me Universitetin e Evropës Juglindore, Universitetin e Çanakalasë, DokuFest dhe ITP-Prizren.