Lopes drejt largimit nga Sevilla

0
407

Në vitin e parë te Sevilla, Rony Lopes mund të konsiderohet zhgënjim. Sulmuesi portugez nuk ka patur besimin e trajnerit Lopetegui, i cili e ka akvitivizuar në total 680 minuta në 15 ndeshje ndaj dhe rrugët mes tyre në fund të sezonit pritet të ndahen përfundimisht.

Për 24-vjeçarin shihet mundësia e rikthimit në kampionatin francez, aty ku ka bërë më mire me Lille dhe Monaco. Nice ka shprehur interesim për sulmuesin anësor, por nuk mund të arrijë shumën 20 mln euro, që kërkon Sevilla. Një mundësi për akord është edhe huazimi i lojtarit me opsion blerjeje pas 2 sezonesh për afro 13-15 mln euro.

Leave a Reply