Kapen mat!/ Lidhje e re? Bebe Rexha fotografohet së bashku me djaloshin brun, mbetet mister identiteti i tij

0
441

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha mesa duket ka nisur një lidhje të re dashurie me dikë që për momentin është i panjohur për publikun.

“DailyMail” ka publikuar disa foto të reja të këngëtares, e cila shfaqet krah një djaloshi brun, të gjatë dhe shumë simpatik dhe që për momentin mbetet akoma misterioz.

Ata dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin dhe të përqëndruar në bisedën e tyre.

Bebe Rexha

Bebe deri më tani nuk ka treguar se është në një lidhje. Këngëtarja me famë botërore lidhjet e saj ka preferuar t’i mbajë larg ‘syve’ të medias.

Në Maj të vitit 2019, këngëtarja u shpreh se të qenurit një person i hapur i ka frikësuar djemtë.

Është e vështirë. Unë mendoj se duke qenë kaq e hapur frikëson shumë djem. Shumë herë, djemtë duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar dhe kjo nuk jam unë”.

Leave a Reply