Hugo Lloris po “plaket” dhe drejtuesit e Tottenhamit kanë nisur nga puna për të gjetur pasardhësin e tij. Shumë emra përfliten, por një ndër të preferuarit është Emiliano Martinez.
30-vjeçari u shpall kampion bote me Argjentinën në Katar 2022, Botëror ku u shpall portieri më i mirë i turneut. Ai ndodhet nën kontratë me Aston Villa, që pret ofertën e duhur për ta lënë të lirë.
Profili i Martinez i pëlqen shumë trajnerit Conte, ndërkohë që drejtuesit e Tottenhamit duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me homologët e Aston Villa./SS