Lidhja jonë, nesër, do të zgjedh të parin që i duhet Kosovës dhe LDK-së

0
525

Lidhja Demokratike e Kosovës, familja jonë e madhe, nesër do ta dëshmojë se është e vendosur ta çoj përpara amanetin e Presidentit Rugova por edhe të dëshmojë se ka ambicie dhe me hapa të vendosur të ecë drejtë fitoreve.

Lidhja, nesër, do të dëshmojë nivel të lartë qytetarie dhe do të jetë shembull për kulturën politike e demokratike, sepse, është e tillë nga krijimi.

Tashmë në garë janë katër kandidatë, katër personalitete të shquara të Lidhjes tonë, katër profile që në etapa të ndryshme dhe të rëndësishme kanë punuar shumë për vendin dhe partinë.

Ka ardhur koha që Lidhja të vazhdojë rrugëtimin e saj me frymën e re, të vazhdojë me lider vizionar, ambicioz, punëtor të dëshmuar e të pakonsumuar.
Nesër presim nga Kuvendi i jashtëzakonshëm, të dalim më të fuqishëm, sepse ashtu do të rikthehemi aty ku e kemi vendin, për Kosovën, qytetarët dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës!

Shkruan: Florent UKAJ

Leave a Reply