Zemaj: Në ditët e ardhshme do të vendoset rreth lehtësimit të kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut

0
430

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se në ditët në vazhdim do të vendoset rreth lehtësimit të kalimeve kufitare me Maqedoninë e Veriut.Sipas deklaratës së Zemajt, kjo do të vendoset nga dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo maqedonase.

Këto deklarata Zemaj i ka bërë pas vizitës në Maqedoninë e Veriiut dhe takimit me homologun Venko Filipçe.Gjithashtu Zemaj thotë se me Filipçen janë dakorduar për grupe të përbashkëta pune për thellimin e bashkëpunimit si fushën e specializimeve dhe subspecializimeve dhe trajnimet e profesionistëve shëndetësorë të dy shteteve.“Bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm, në veçanti tash për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Sot, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, në takimin me homologun, Venko Filipçe, diskutuam për këtë temë dhe çështje të tjera. Jemi dakorduar për grupe të përbashkëta pune, për thellimin e bashkëpunimit si fushën e specializimeve dhe subspecializimeve dhe trajnimet e profesionistëve shëndetësorë të dy shteteve. Gjithashtu, biseduam edhe për vlerësimet dhe vendimet e përbashkëta rreth lehtësimit të kalimeve kufitare për çka dy qeveritë mund të vendosin ditët në vijim.

Falënderoj edhe ambasadorin tonë në Maqedoninë e Veriut, z. Gjergj Dedaj për përkushtimin e tij. #Bashkëpunim e solidaritet kundër Covid-19!”, thuhet në deklaratën e Zemajt.

Këto deklarata Zemaj i bëri një ditë pasi Qeveria maqedonase vendosi PCR test të detyrueshëm për qytetarët e Kosovës të cilët do të hynë në Maqedoninë e Veriut.Sipas Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në pajtim me propozimet e miratuara në vendimin për masa për parandalim të përhapjes së COVID-19, shtohen dy qëndrime në këtë drejtim:

– Vërtetim mjekësor me rezultat negativ për PCR SARS-CoV-2 për fëmijë, të dorëzohet kur fëmija ka mbi 10 vjet.

– Shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga vendkalimi kufitar tokësor nga Republika e Kosovës detyrimisht të dorëzojnë vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi RT PCR SARS-COV-2, të bërë 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në rast të kalimit tranzit nëpër shtet.

Leave a Reply