Zafir Berisha i fton partitë opozitare në Prizren të mos e votojnë buxhetin për vitin 2021, e quan buxhet elektoral

0
583

Nesër pritet të mbahet mbledhja e IV e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit, me ç’rast pritet të shqyrtohet propozim-buxheti për vitin 2021 si dhe parashikimi për vitet 2022 dhe 2023.

E si rrjedhojë, Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha ka kërkuar nga partitë opozitare që të mos e votojnë pasi sipas tij është i konstruktuar për fushatë elektorale.

“Në mledhje e nesërme të Kuvendit në Prizren është servuar për tu votuar Buxheti i Projekteve Kapitale i kornizës afatmesme të shpenzimeve 2021-2023.

Bugjeti për vitin që vjenë i është i konstruktuar për fushat elektorale, prandaj partitë opozitare nuk duhet ta votojn dhe të bëhen argatë të mazhorancës minore në Prizren, si ka ndodhur në disa senca të mëhershme ku janë mbështet projekte dhe vendime të atyre që e kanë humbur legjitimitetin bashkë me ata që i kanë pru në pushtet!

Ofendimet e vazhdueshme që z.Haskuka i bënë kuvendarëve të Prizrenit bashkë me komisarët e tij nëpër mledhje të kuvendit dhe konferenca shtypi, nuk besoj që kuvendarët e Prizrenit duhet të mbështesin mashtrimet e pushtetarëve dhe retorikat boshe të tyre për gjoja “interesë” të qytetarëve!”, ka thënë Berisha./04 Online

Leave a Reply