Zafir Berisha, Fetah Bekolli e Mirsad Çollaku pajtojnë dy familje në Prizren

0
739

Zafir Berisha, Fetah Bekolli (Kryetar i Këshillit për pajtim të gjaqeve në Prizren) dhe Mirsad Çollaku sot kanë arritur që t’i pajtojnë dy familje në Prizren.

Familja e Skender Kryeziut nga lagjja “Arbanë” dhe Ridvan Shala nga Hoqa e Qytetit i kanë shtri dorën e pajtimit njëra tjetrës, shkruan 04 Online.

Lajmin e ka dhënë vet Berisha, duke uruar që midis familjeve shqiptare mos të përsëritet asnjë e keqe.

“Sot, nē prag të Kurban Bajramit, së bashku me Fetah Bekolli (kryetar i Këshillit për pajtim të gjaqeve në Prizren) dhe Mirsad Çollakun, bëm pajtimine ngatrresēs midis familjes së Skender Kryeziut nga lagjja Arbana dhe Ridvan Shala nga Hoqa e Qytetit!
Dhashtë zoti që midis familjeve shqiptare mos të përsēritet asnjë e keqe”, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’ Zafir Berisha./04 Online

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz të ulur
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Leave a Reply