Vulin thotë se Meliza Haradinaj po turpërohet që është shqiptare pse reagoi për termin “shiptarima”

0
407

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i ka reaguar diplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla duke thënë se e njëjta po turpërohet se është shqiptare, raporton Gazeta Express.

Vulin, siç shkruan B92 ka thënë se Haradinaj është duke u turpëruar e se nuk duhet të zemërohet me të.

“Se Haradinaj – Stublla turpërohet që është “shiptarkë” nuk duhet të zemërohet në mua. Ashtu siç e quajnë veten do t’i quaj edhe unë, kur nga gjuha e tyre ta heqin fjalën “shqiptar” edhe unë do t’i quaj ashtu si do ta quajnë veten. Dhe deri atëherë do të respekto adetet dhe gjuhën e tyre, dhe “shqiptarët” do t’i apostrofoj me respekt ashtu siç e quajnë veten “shqiptari”, shprehet Vulin, duke preferuar pezhorativin fyes që populli i tij e ka përdorur dhe vazhdon ta përdor për fqinjët shqiptarë, ndryshe nga fqinjët e tjerë sllavë që i quajnë albanci, shkruan B92./Express/

Leave a Reply