Vjosa Osmani i reagon Lajçakut për punën e ndryshimit të Kushtetutës

0
66

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit iu është përgjigjur sot emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajcak që sot ka thënë se shteti i Kosovës duhet të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë që e njejta të përshtatet për Asociacionin, raporton Gazeta Express.

Para mediave, kryetarja e Kuvendit ka thënë se një deklaratë e tillë e Lajçakut nuk është e vërtetë.

“Tani isha në proces të lëshimit të një deklarate zyrtare, mund t’ua konfirmoj që një nga tri institucionet që janë takuar, ajo që ka deklaruar në Serbi, absolutisht nuk është e vërtetë, unë e kam thënë pikërisht të kundërtën që duhet të respektohet vendimi i Gjykatës. Unë edhe gjatë takimit kam deklaruar se duhet të respektohet Kushtetuta. Ato citime të tij i shoh shumë shqetësuese, nuk kanë të bëjnë fare me realitetin”, ka thënë kryetarja e Kuvendit.

Ajo thotë se nuk ka shumicë në Kuvend që do të pranonte një asociacion të tillë me kompetenca ekzekutive.

“Nuk ka shumicë në kuvend që do të pranonte një asociacion, por, ka shumicë absolute që insiston që të respektohet vendimi i Kushtetueses, jam e bindur që nuk ka shumicë as për ndryshimin e Kushtetutës”, thotë kryetarja e Kuvendit.

Leave a Reply