Vaksinat arrijnë në 20:15, flasin Kurti dhe Vitia

0
357

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sonte do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19.

Siç informoi qeveria, ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, (para terminalit VIP), me fillim nga ora 20:15.

Ndërsa, në orën 20:20 do të mbajnë fjalime Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, ambasadorët e QUINT-it,  përfaqësuesi i UNKT-së. Kontingjenti i parë i vaksinave që do të vijë në Kosovë është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX./21Media

Leave a Reply