Totaj: Hasit do t’i kthehen investimet e mëdha

0
41

Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj i shoqëruar nga Kryetari i Degës në Has, Adem Morina dhe bashkëpunëtorë tjerë të PDK-së, janë pritur mbrëmë nga qytetarë të shumtë në Gjonaj të Hasit.

Totaj ka shprehur mirënjohjen, vlerësimin dhe ka falënderuar hasianët për mbështetjen e pakursyer që i kanë ofruar në këto zgjedhje lokale.

“Zemra mal nga përkrahja e jashtëzakonshme e hasianëve. Nuk ka si të jetë ndryshe në Hasin tim, i cili gjithnjë udhëhoqi ndryshimet e mëdha në Prizren.”, ka thënë Totaj.

“Njëjtë do të jetë edhe kësaj radhe. Me 14 nëntor qytetarët do ta vulosin fitoren tonë. Fitoren që do t’ia kthej Hasit dhe gjithë Prizrenit dinjitetin dhe qeverisjen e mirë”, ka shtuar ai.

Leave a Reply