Tetë mjekë humbën betejën me COVID-19 në Kosovë, të infektuar mbi 1,500 punonjës shëndetësorë

0
310

Ndonëse luftuan në vijën e parë të frontit për t’ua shpëtuar jetën pacientëve të infektuar me koronavirus, shumë punonjës shëndetësorë u përballën edhe vetë me virusin që ka orgjinë nga Kina.

Fatkeqësisht, si pasojë e koronavirusit Kosova humbi disa nga luftëtarët më të mirë në betejën me armikun e padukshëm.

Që nga muaji mars kur u shfaqën rastet e para me koronavirus në vendin tonë, numri i punonjësve shëndetësorë të infektuar ka shkuar në 1,587 dhe nga kjo shifër 561 janë mjekë.

Aktualisht në vetizolim ndodhen 40 mjekë, ndërsa 5 nga ta janë të hospitalizuar.

Këto të dhëna i ka bërë të ditura për Gazetën Express, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

“Sipas të dhënave zyrtare të datës 3.10.2020, numri i punëtorëve shëndetësorë të infektuar është 1,587 dhe nga ta janë 561 mjekë. Prej tyre rreth 40 janë ende në vetizolim dhe 5 raste jane të hospitalizuar. Të vdekur janë 8 mjekë”, tha Sejdiu në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express.

Betejën me koronavirusin e humbi Specialisti i Mjekësisë Familjare, doktor Fadil Zuka.

Foto: Fadil Zuka

Specialisti i Kirurgjise së Përgjithshme, doktor Ali Tolaj.

Foto: Ali Tolaj

Specialisti i Mjekësisë Interne, doktor Sylejman Rexhepi.

Foto: Sylejman Rexhepi

Specialisti i Mjekësisë Familjare, doktor Lulzim Kolgjeraj.

Foto: Lulzim Kolgjeraj

Specialisti i Mjekësisë Interne, doktor Feti Hetemi.

Foto: Feti Hetemi

Specialisti i Gjinekologjisë, Burim Krasniqi.

Foto: Burim Krasniqi

Specialisti i Mjekësisë Familjare, Kujtim Zarari.

Foto: Kujtim Zarari

Specialist i Mjekësisë së Përgjithshme, Mynafir Beshiri.

Foto: Mynafir Beshiri

Vdekjet e mjekëve janë cilësuar si humbje e madhe për komunitetin mjekësor, sistemin shëndetësor dhe mbarë shoqërinë.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, numri total i rasteve pozitive është 15,855 nga 70,873 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 632 raste të vdekjes. 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 73 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsejtë 13,929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,294. /Gazeta Express/

Leave a Reply