Suharekë: Vjedhen para dhe stoli ari në Sllapuzhan dhe Savrovë

0
449
Foto: Ilustrim

Dy raste të vjedhjeve janë raportuar të kenë ndodhur në Sllapuzhan dhe Savrovë të Suharekës.

Sipas raportimeve në Policinë e Kosovës bëhet e ditur se në fshatin Sllapuzhan ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme.

Rasti tjetër është raportuar në fshatin Savrovë ku viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ka qenë në një aheng, i janë vjedhur stoli ari.

Sipas njoftimit të organeve të rendit njësitë policore janë duke i hetuar rastet./Suhareka Online

Leave a Reply