Suharekë: Familja e dëshmorit Hysen Hoti bëhet me banesë

0
487

Familjet e dëshmorëve janë ndër kategoritë më të ndjeshme të vendit, për faktin se familjarët e tyre dhanë dhe jetën për lirinë që ne sot gëzojmë.

Ndërsa shumë prej këtyre familjeve janë në gjendje të vështirë ekonomike.

E që jeta e tyre të jetë më e lehtë, institucionet e vendit përkujdesën që tu ofrojnë banim të sigurt shumë prej tyre, shkruan IndeksOnline.

Një veprim të tillë ka bërë komuna e Suharekës, duke i ndarë familjes së dëshmorit Hysen Hoti, një banesë.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj.

“Komuna do të ndaj edhe në vazhdim banesa të tjera, derisa të zgjidhet plotësisht çështja e banimit për familjet e dëshmorëve.

Kujdesi nga institucionet do të vazhdoj, si obligim dhe respekt ndaj atyre që dhanë shumë për lirinë e vendit”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Leave a Reply